Arti është një formë donacioni për njerëzimin, por kur paratë e një pikture të shitur shkojnë për bamirësi?
Piktura më e madhe e botë, e ndarë në 70 seksione, sa gjashtë fusha tenisi është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai paratë kanë shkuar për bamirësi.
“Udhëtimi i Njerëzimit” nga artisti britanik Sacha Jafri është një pikturë abstrakte dhe shumëngjyrëshe.
Blerësi i pikturës është Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Piktura është shumë e fuqishme për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa.”, tha Abdoune.
Krijuesi i pikturës u shit për dyfishin e shumës së synuar dhe se ato do të shkojnë për fëmijët në nevojë.
“Ne duhet të reagojmë dhe nëse unë mund të jap një copëz të vogël ndihme, jam i lumtur ta bëjë”, tha Abdoune.
Krijuesi bashkëkohor i pikturës shpreson se përmes artit të tij të nxisë një lëvizje humanitare.
“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri".