Ahmet Tusha

Kronikë

Durrës/ Shiti apartamente e dyqane me vlerë 2 milionë euro por s'ua dorëzoi blerësve! Prokuroria çon në gjyq administratorin e ‘Albion Construksion’, u arrestua në Holandë (EMRI)

20 Shkurt, 14:01| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:01

  • Share

DURRES- Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet ndaj administratorit të kompanisë 'Albion Construksion', i cili akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke iu shitur apartamente dhe njësi tregtare, të cilat nuk u dorëzuan kurrë. Sipas prokurorisë, Ahmet Tusha i ka shkaktuar këtyre personave një dëm 2 milionë euro.

Në njoftimin e saj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës,  njoftoi Ahmet Tusha është marrë i pandehur për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 për 25 raste dhe 199/a/4 të Kodit Penal si dhe personin juridik ‘Albion Construksion’ sh.p.k. për të njëjtat vepra penale.

Ahmet Tusha u kap në 14 janar 2025 në Holandë ndërsa ishte shpallur në kërkim në prill 2024. 

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi Ahmet Tusha, administrator i shoqërisë “Albion Construksion” sh.p.k dhe personi juridik “Albion Construksion” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse. Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri Ahmet Tusha, nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro, informoi sot prokuroria e  Durrësit.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi procedimin penal nr.1748, të vitit 2022, në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet Hollandeze, pas shpalljes në kërkim me 08.04.2024 të këtij shtetasi.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?