Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 14 Shkurtit, në Kosovë shumë qytetarë kanë filluar t’i vënë në shitje votat e tyre . Shpalljet janë publikuar në platformën tregtare online, “MerrJep”. Në janar dhe shkurt, 4 qytetarë, 3 nga Peja dhe një nga Skënderaj kanë ofruar vota për t’i shitur. Njëri prej tyre ka njoftuar se mund t’i shes 15 vota, me një çmim që do të caktohej sipas marrëveshjes.
“Shes 15 vota sipas marrëveshjes kontakto ne snapchat”, ka shkruar njëri.
Një tjetër, e ka bërë publik numrin e telefonit, ndërsa çmimin e ka lënë të përcaktohet në bazë të marrëveshjes.
“Shes votën sipas marrëveshjes me kontaktoni ne numrin…”, ka shkruar ai.
Një tjetër ia ka vënë çmimin prej 1 euro votës së tij.
Dikush tjetër po ashtu ka hedhur në shitje shumë vota. Ai ka thënë se mund t’i ofrojë vota sado që i duhen atij që mund t’i blejë.
Shitja e votës ka qënë një problem madhor në zgjedhjet politike. Organizatat ndërkombëtare si OSBE , e kanë raportuar një gjë të tillë edhe më parë.