Petrit Vasili

Politikë

Shitja e votës për 20 mijë lekë të vjetra në përgjimet e Zogut të Tiranës/ Pas lajmit të Shqiptarja.com reagon Vasili: Çfarë pret SPAK

29 Dhjetor 2019, 12:15| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 12:18

  • Share

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të Zogut të Tiranës, Hermes Nikaj në Shqiptarja.com i cili telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Vasili thotë se në përgjimet e fundit del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike, dhe vërtetohet blerja e neveritshme e votës për të legjitimuar votimet e Edi Ramës.

Ai deklaron se SPAK nuk duhet t'i bëjë bisht hetimit të krimit elektoral ashtu si bëri Prokuroria e Arta Markut.

"Krimi zgjedhor,pas dosjeve184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç'pret SPAK ??

Blerja e votave eshte themeli i shkaterrimit dhe kapjes se shtetit ligjor.

Blerja e votave eshte mburoja politike e korrupsionit pa fre.

Blerja e votave blen drejtesine dhe mbron kriminelet me pushtet.

Ne pergjimet e fundit del qarte se si 30 qershori ishte nje kellire politike dhe pergjimet e te famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanes vertetojne sheshit blerjen e neveritshme te votes per te legjitimuar votimet moniste te Edi Rames.

Te vertetat jane sheshit,jane publike,po bubullojne dhe njeherazi me to dita dites po shperbehet e po shkretohet Shqiperia sepse qeverisin hajdutet e kriminelet e votave ne pushtet deri ne krye te qeverise e te parlamentit.

Krimi elektoral ku eshte vertetuar se qe nga Kryeministri e deri tek ministrat,deputete,drejtore,
shefa policie etj jane provuar nga pergjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore te tij,duhet te hetohen nga SPAK-u sepse eshte objekt i SPAK-ut, ndryshe cdo fjale eshte demagogji boshe.

Ne se SPAK i ben bisht hetimit te krimit elektoral qeveritar ashtu sic beri prokuroria e Arta Markut, qe i coi dosjet ne Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Nje SPAK qe do ti shmanget ceshtjes me kritike ne Shqiperi ku qeveria dhe krimi te bera njesh grabisin voten me para e kercenime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, eshte nje SPAK, qe vdes pa lindur ende.

Hetimi i krimit elektoral eshte prova e te vertetes per SPAK per te ndare ne se ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e rilindjes.

Populli nuk do ta lejoje,por populli po vezhgon me zemerim shperthyes edhe "drejtesine e re" dhe SPAK-un se si po vepron ajo dhe a do te jene zbatuese te kushtetutes dhe ligjit apo do te jene masha ne duart e Edi Rames dhe rilindjes dhe do te zbatojne ligjin e kusareve", tha Vasili.

Komento

Komente

  • YYY: 29/12/2019 14:11

    Cfare pret SPAK-u? Nje t**p si ti!

    Përgjigju
    • O tej: 30/12/2019 09:15

      Pse e fyen Titin ,.....kete rrote k....yyyyyp Mona?

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?