Kronikë

Shitje armësh dhe lëndësh narkotike, lihen në burg 7 të arrestuarit me 61.5 kg kanabis! Korab Cala shiste një pistoletë 1200 euro

9 Gusht 2021, 10:34| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 11:52

  • Share

DURRËS-7 trafikantë janë arrestuar 3 ditë më parë gjatë kohës që po tentonin të transportonin 61.5 kilogramë kanabis me 3 mjete të ndryshme nga Vlora në drejtim të Fushë Krujës. Pas marrjes së informacioneve, policia nisi operacionin e koduar "Motoristi"  ku u vu në ndjekje të 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. 

U vunë në pranga Korab Cala si drejtuesi i grupit, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa, të cilët sot dolën para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masat e sigurisë. Gjykata ka caktuar 'arrest me burg' për të shtatë të akuzuarit sipas kërkesës së prokurorit.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të prokurorit Madrid Kullolli i cili kërkoi për të 7 shtatë 'arrest me burg' për akuzat për 'Trafikimi i armëve dhe Municioneve', 'Trafikim i lëndëve narkotike', 'Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike'.

Në dosje thuhet se i akuzuari Korab Cala ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

Shtetasi Korab Cala, është me banim në zonë e Ali Demit Tiranë dhe sipas burimit konfidencial ky shtetas aktualisht disponon armë të ndryshme si pistoleta me mulli dhe automatik model 56.

Gjithashtu disponon edhe një sasi prej 30 kg lëndë narkotike te llojit hashash. Nga ana e grupit hetimor është mësuar se ky shtetas është shprehur se një arme zjarri të llojit pistoletë me mulli kërkon që ta shesë në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

Cala në zonë e Spitallës Durrës ka në ruajtje një banese të një familjari të tij dhe në këtë banesë është shprehur se do të sjellë lëndën narkotike dhe armët. Për lëndën narkotike ai është interesuar në qytetin e Durrësit pasi kërkon të gjejë shofer kamioni me qëllim për ta çuar atë në Itali.

Pjesë nga dosja

Ora 10:45
Zbardhen bisedat mes trafikantëve: 'Armë kemi plot, unë ia gjej edhe 10 pistoleta Glock', 'Hashash sa do? 100, 200 apo 500 kg'

Në dosjen e siguruar nga Report Tv për grupin që merrej me trafik droge dhe që u arrestuar para ca ditësh në Fushë-Krujë ka biseda të të akuzuarve që flasin për trafik droge dhe armësh.  

Gjatë bisedave ambientale te kryera ka rezultuar se shtetasit e kontaktuar e te arrestuar me pas kanë marrë përsipër se janë te gatshëm të sigurojnë ofrimin për shitje të sasive të mëdha te lendes canabis sative duke ofruar sipas kërkesës, “ sa do , do 100, 200, 500 kg hashash” “Po edhe armë kemi plotë, mund t'i siguroj 10 pistoleta Glok e dhjet kallash por pasi të kemi mbaru punë me hashashin”, e të tjera biseda me interes për hetimin.

Pjesë nga dosja
K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?