Reshjet e dendura që ranë gjatë pasdites së së martës në qytetin e Vlorës, sollën boshatisjen e menjëhershme të vijës bregdetare të Lungomares, në një prej ditëve që zakonisht shënon fluks të lartë pushuesish.
Retë e zeza dhe stuhia e papritur detyruan qytetarë e turistë të largohen nga shëtitorja dhe plazhet përreth, ndërsa disa mbetën të strehuar nën tendat e lokaleve, në pritje të përmirësimit të motit.
Këto janë pamjet që sjell gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, të filmuara orët e vona të pasdites, pas stuhisë së shiut.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të larta dhe pritet që fluksi turistik të rifillojë menjëherë sapo reshjet të ndërpriten.
Lajmi kryesor:
Kapriçot e motit edhe në Shqipëri, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën! Disa rrugë e lagje nën ujë, përmbytet dhe 'Albano&Romina' (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al