Shiu ‘pushton’ Italinë, përmbytje masive në disa zona! Emilia Romagna më e prekura

21 Tetor, 21:11| Përditesimi: 21 Tetor, 21:17

  • Share

E gjithë Italia është, nga veriu në jug nën ujë, e goditur nga moti i keq që goditi edhe Sicilinë, e cila prej muajsh kalonte një thatësire të madhe.

Situata është e vështirë në shumë zona të vendit. Në Emilia Romagna pas alarmit të kuq deri në mesnatën e së shtunës, ka një alarm portokalli nga e diela. Pas reshjeve të reja, në zonën e Ravenës, është kërkuar evakuimi total i disa zonave. Bashkia e Bolonjës ka lëshuar gjithashtu një urdhër për evakuimin e kateve përdhese, dhe bodrumeve në zonat kritike pranë lumit Reno dhe përrenjve Savena dhe Ravone.

 Banorëve iu bë thirrje që të mos dalin nga banesat pasi në 4 orë u regjistruan 80 milimetra shi. Një ditë më herët në Bologna u konfirmua vdekja e një 20 vjecari në Pianoro Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të sistemit të kanalizimeve dhe nënkalimeve. Transporti hekurudhor u pezullua.

Situata është e rëndë edhe në Siçili. Në Licata, në zonën Agrigento, lumi Salso u përmbyt në disa vende. Banorët e disa shtëpive braktisën shtëpitë e tyre si masë paraprake dhe disa, për të shpëtuar veten, u ngjitën në çatitë e makinave të tyre. Meteorologët e shpjegojnë përkeqësimin e motit me ndryshimet klimatike. Gazeta italiane Corriere della sera pyeti meteorologun Mattia Gussoni I cili shpjegon sesi ndikon edhe ngrohja e ujërave të deteve.

“Problemi qëndron tek te temperaturat e larta të Mesdheut. U lëshua stuhia e përsosur: nga njëra anë deti mjaft i ngrohtë, nga ana tjetër zbritja e një rryme të ftohtë të paqëndrueshme nga Evropa veriore. Italia është më ë ekspozuara ndaj këtyre luhatjeve”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?