Kronikë

Shiu shpëtoi natyrën nga zjarret, por largon pushuesit, boshatiset Shëngjini dhe Saranda! Trafik i rënduar në Milot-Balldre

26 Gusht 2021, 12:05| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 14:19

  • Share

Moti i keq me reshje shiu që përfshiu rajonin e Lezhës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka boshatisur plazhin e Shëngjinit. Çadrat dhe shezlong u mbyllën dhe pushuesit nisën të largohen në mënyrë të menjëhershme nga plazhi.

Kjo situatë krijoi trafik të rënduar në Shëngjin dhe në aksion Milot-Balldre, ku në orët e paradites radha e automjeteve ishte kilometrike. E njëjta panoramë paraqitet dhe në Sarandë, ku nuk shihet 'këmbë' pushuesi.

Ndonëse jemi në fundin e sezonit turistik Shëngjini dhe Saranda kanë qenë masivisht të frekuentuara, por reshjet e sotme të shiut sollën një boshatisje të menjëhershme të plazheve. Përtej 'shqetësimit' që u krijoi pushuesve duhet thënë se në fakt këto shira ishin më se të mirëpritura për shuarjen e vatrave të zjarri në vend, që vijon të digjnin bimësinë prej javësh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?