Reshjet e shiut të cilët kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme kanë trembur turistët në jug të Shqipërisë. Sot në orët e paradites kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi në zonën e Dhërmiut që pushuesit të braktisin bregdetin.
Ndërkohë në zonën e Semanit, plazhi ka vazhduar normalisht, madje edhe me respektim të distancimit social.
Fotot tregojnë që çadrat janë të vendosura në distancë nga njëra-tjetra, ndërsa shihet që edhe pushuesit janë më të paktë.
Komento