Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin

15 Gusht, 15:41| Përditesimi: 15 Gusht, 15:59

  • Share

SHIJAK – Një 83 vjeçar në fshatin Shetel po hetohet në gjendje të lirë, pasi ndezi një zjarr në këtë fshat, ku u dogj një sipërfaqe toke me të mbjella.

Flakët e zjarri u përhapën më tej dhe rrezikuan dy banesa.

83 vjeçari H.S., ndezi zjarri për të djegur mbeturinat  por flakët dolën jashtë kontrollit, duke djegur sipërfaqe toke në pronësi të personave të tjerë, por pa pasur dëme të tjera.

Policia identifikoi të moshuarin si autor të zjarrvënies dhe për shkak të moshës po e heton në gjendje të lirë.

'Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?