Presidenti argjentinas, Javier Majli ka vendosur që të largojë nga posti zëvendësministrin e Sportit të vendit, Julio Garo. Ky i funditi i kishte bërë thirrje kapitenit të kombëtares, Lionel Messi, që të kërkonte falje për incidentin me këngën raciste pas fitores në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2024.
“Askush nuk mund t’i thotë kombëtares së Argjentinës, pas suksesit në kampionatin botëror dhe fitores së dyfishtë në Kupën e Amerikës, ose kujtdo qoftë qytetari tjetër, çka të thotë, çka të mendojë dhe çka të bëjë. Për shkak të kësaj arsye, Julio Garo nuk ështëm më zëvendësministër i Sportit të Argjentinës”, njoftuan nga Kabineti i presidentit të Argjentinës, informoi “TYc Sports”.
Pasi fituan trofeun e Kupës së Amerikës 2024, mesfushori Enzo Fernandez dhe kolegët e tij kënduan një këngë raciste në autobusin e kombëtares së Argjentinës, duke fyer kombëtaren franceze.
Futbollisti më pas kërkoi falje për sjelljen e tij. Ditën e djeshme, Federata botërore e futbollit (FIFA) nisi hetim për ngjarjen.