Sociale

Shkak emigrimi, rritet numri i kërkesave për divorc në Fier, 780 çifte në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës gjatë 2024-ës

2 Shkurt, 11:37| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:48

  • Share

780 çifte i janë drejtuar Gjykatës së Fierit për t’i dhënë fund martesës gjatë vitit 2024. Shifrat, që Report TV, ka siguruar nga gjykata, reflektojnë një trend rritës, pasi në 2023 u shënuan 710 kërkesa. Gratë janë ato që iniciojnë zgjidhjen e martesës, ndërsa mbizotërojnë çiftet e reja, me pak vite martesë.  Divorcet zënë peshën kryesore ndër çështjet civile, ndërsa avokatët besojnë se emigracioni renditet ndër shkaqet kryesore.

“Në familjet shqiptare kryesisht emigrojnë bashkëshortët, ose kryefamiljarët dhe kjo distancë, qoftë edhe fizike, e bën familjen të paqëndrueshme.”  “Arsye të tjera mund të jenë të lidhura me pavarësinë ekonomike të gruas”, tha avokati Ervis Goxhaj.

“Një grua, që ndihet e pavarur ekonomikisht, mund të arsyetojë që kur një martesë e ka humbur funksionin e saj mund të divorcohen më lehtë”.

“Une si avokat kam 15 raste që ndjek. Shumica e ketyre rasteve eshte pikerisht fakti qe meshkujt jane larguar nga Shqiperia  per nje kohe te gjate dhe e kane braktisur familjen , keta jane ne zona periferike rurale , por edhe ne qytet dhe jane femrat ato qe kerkojne divorcin”, shton ai.

Në këtë mes më të prekurit janë fëmijët, ç’ka sjell rrezikun në rritje për prishjen e konceptit të familjes në një të ardhme, që mund të mos jenë shumë e largët.

“Është një traumë, që zgjat në kohë për t’u bërë një post-traumë, nëse nuk trajtohet siç duhet nga familja dhe komuniteti. Dhuna dhe trauma që fëmijët kalojnë në familje, i dëmton ata nga ana psikologjike, tha avokati Ervis Goxhaj.

Duhet të kuptojmë se brenda shifrës prej 780 kërkesash për zgjidhje martese bëjnë pjesë dhe ndarjet fiktive, thjesht për të bërë dokumentet në vendet e BE-së.

“Këto raste jane per shembull disa meshkuj qe kanë rekurs dhe depertimet. Vijnë martohen me shtetase shqiptare për të marrë mbiemrin e tyre dhe më pas bëjnë kërkesë për divorc për ti bere dokumentet nga e para dhe për tu larguar perseri ne zonen shengen. Këto nuk jane divorce, por ne i zgjedhim per pavleshmeri martese. Kurse te divorcet ka nje numer por te vogel qe disa shtetas perseri shqiptar meshkuj martohen me shtetase te huaja per te krijuar rezidence ne vendet e bashkimit europian”, tha avokati.

Divorci me marrëveshje është një procedurë e thjeshtë gjyqësore, ndërsa kur çiftet kanë mosmarrëveshje, siç janë çështjet e pasurisë apo kujdestaria e fëmijëve, procesi mund të zgjasë 12 deri në 24 muaj.

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?