Shkak tunelet dezinfektuese në palën greke, dogana e Kakavijës e mbyllur edhe pas 1 korrikut

30 Qershor 2020, 13:35| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 13:37

  • Share

Me shumë gjasë edhe nesër kur data të shënojë 1 korrik, moment kur BE ka deklaruar se do të hapë kufijt, në doganën e Kakavijës portat nuk kanë për t'u çelur për kalimin e udhëtarëve shqiptarë drejt Greqisë.

Informacionet nga pala greke në Kakavijë, konfirmojnë për 'Report TV' se së fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të mbrojtjes sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavijë, pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.

Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dezinfektues në pjesën greke të Kakavijë, ç'ka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve anti Covid-19, të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.

Duket se kërkesa e Kahrimanis, është pranuar nga zyrtari i qeverisë greke ç'ka do të thotë se nesër kufiri me Greqinë në Pikën Kufitare të Kakavijës do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të dytë. Kjo varet nga instalimi i tuneleve dezinfektues që deri më tani mungojnë në palën greke.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?