Kronikë

Aksidenti në aksin Peqin-Rrogozhinë, u përplasën 2 makina, humb jetën njëri nga drejtuesit, arrestohet 38- vjeçari

20 Shkurt, 09:52| Përditesimi: 20 Shkurt, 10:22

  • Share

KAVAJË-Policia ka arrestuar një 38 vjeçar, pas aksidentit të ndodhur dje (19 shkurt) ku dy makina u përplasen me njëra- tjetrën dhe për pasojë humbi jetën një 25 vjeçar, njëri nga drejtuesit e mjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Peqin- Rrogozhinë, ndërsa viktima është është personi me inicialet E. K., 25 vjeç, banues në Peqin dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, B. A., 24 vjeç, banues në Peqin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

‘Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’, njoftoi sot policia.     

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?