Policia e Kurbinit ka arrestuar dy drejtues automjetesh, të cilët kanë shkaktuar dy aksidente me vdekje. Konkretisht në prangat e policisë, ra një 28-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një 75-vjeçar.
Po ashtu, është arrestuar edhe një 38-vjeçar, i cili ka aksidentuar një 43-vjeçar për vdekje.
“Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna dje, për dy aksidente rrugore, bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Xh. N., 27 vjeçe, banuese në Kurbin, e cila në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin V. K., 75 vjeç;
-E. K., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili në aksin rrugor “Mamurras-Milot”, dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin V. L., 43 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
