Kronikë

Shkaktuan dy aksidente në Fier, arrestohen drejtuesit e mjeteve

20 Gusht, 14:42| Përditesimi: 20 Gusht, 14:45

  • Share

Foto e një prej aksidenteve

Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga Policia pas dy aksidenteve të shkaktuara në Fier. Në pranga ka rënë Olsi Cane, 40 vjeç, pasi duke udhëtuar është përplasur me një tjetër mjet.

Po ashtu i është komunikuar masa arrest me burg në spital edhe 67-vjeçari Zini Fejzulla, pasi po drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një makinë. 67-vjeçarin ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.  


Lajmi kryesor:

Gushti 'nxeh' rrugët! 7 jetë të humbura nga aksidentet, 3 vetëm në Fier


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?