Çdo ditë në vend policia raporton për automjete që digjen gjatë lëvizjes, për shkaqe teknike. Ekspertët mendojnë se shkak bëhet sistemi i frenimit me paketa elektronike. Sipas ekspertit autoteknik, Artur Sulçe, këto paketa punojnë me orë pune dhe duhen ndërruar për shkak të konsumimit që krijohet nga lëvizja.
“Sistemi i frenimit i shumë mjeteve, meqenëse është elektronik me paketa, atëherë ajo është me orë punë dhe kur shkon në fund të orëve të punës, në moment të caktuar duhet ndërruar. Fakti që ajo mund të rrijë frenato gjatë lëvizjes krijon rritjen e nxehtësisë dhe kemi parë që digjen, fillon që nga amortizatori që merr flakë”, shprehet eksperti Sulçe.
Sulçe ngre shqetësimin e cilësinë e pjesëve të makinave që ndërrohen, ndërsa thotë se më shumë defekte, pësojnë makinat me shumë vite pune.
“Mjetet që digjen në vendin tonë janë mjete të vjetra. Pothuajse asnjë shqiptarë nuk ka një libër në lidhje me punimet që i bënë automjetit të tij dhe nuk ka kontroll cilësie të pjesëve, të cilat vendosen tek mjetet”, thotë eksperti autoteknik Artur Sulçe.
Por çfarë këshillohet për drejtuesit e mjeteve në këto temperatura të larta, që të evitojnë mundësinë e djegies?
“Para se të filloj lëvizjen duhet të kontrolloj mjetin e tij dhe në momentin që ndjen diçka duhet të hap krahun. Nëse ka rrugë të gjatë në periudhë vere duhet që të bëhet ftohja e ferrotave, që të bëhet lëvizja e sigurt”, këshillon Sulçe.
Në 6 muajt e fundit, sikurse bën të ditur policia, përveç dëmeve materiale në mjete, nuk ka pasur të lënduar nga djegiet e automjeteve.
Po te zbatohen kriteret e miratuara per hapjen e serviseve dhe jo hapja e tyre pa asnje license dhe nga kepucar ose shites i misrave pjek te behesh xhenerik pa asnje lloj pergjesie kete sjell. Kete thuaj ti se jane ber serviset si llotot e dikurshme pa asnje lloj kriteri e pergjesie.
PërgjigjuPerdorin pjese serbe dhe cilesia e mallrave serbe eshte teper, teper e dobet.
PërgjigjuPjes turke jo e?