Pas një sërë thirrjesh për të dhënë llogari mbi shkarkimet masive të pretenduara nga Televizioni Publik Shqiptar, drejtori i RTSH Alfred Peza foli për herë të parë në Komisionin e Medias.
Termi largime masive për të është “fake neës”, ndërsa thotë se shkarkimet kanë ardhur për shkak të fenomenit të vegjetimit prej vitesh, pa produkt pune të disa punonjësve.
“Ju keni pushuar njerëz nga puna në kundërshtim flagrantë me ligjin”, u shpreh Ina Zhupa.
Por Peza renditi arsyet e largimit.
“21 punonjës kanë dal në pension gjatë kësaj periudhe, të dorëhequr 89, të larguar me procedurë 44, dhe që kanë braktisur vendin e punës rreth 12, pra në total 166. Pra kemi gjetur persona që kishin 23 vite pa ardhur asnjëherë në punë dhe zyra e tyre ishte kthyer në zyrë kafaz për pëllumbat e lagjes. Kemi gjetur në institucion prej 20 vitesh në punë pa ardhur asnjë ditë, 18 vite pa asnjë produkt gazetarët, nga ana tjetër, paguheshin punonjës që jetonin jashtë e punonin jashtë”, listoi Peza.
Ashpër, me deputeten Ina Zhupa, u përplas edhe për pasojat financiare të shkarkimeve. Përballë proceseve gjyqësore që punonjësit e shkarkuar kanë hapur, Alfred Peza tha se RTSH nuk ka humbur asnjë para.
“Gjatë 1 viti RTSH nga këto pushime të padrejta nga puna i ka dhënë një kosto buxhetit të shtetit. Janë të paktën 46 procese gjyqësore që janë të pranuara nga gjykata”, tha Zhupa.
“Asnjë proces nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë. Buxhetit të shtetit dhe RTSH i kanë kushtuar për 34 vite shumë herë më tepër ata punonjës që nuk vinin fare në punë”, u përgjigj Peza.
“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, kushtojnë se do fitojnë gjyqe, ti them unë dy emra që kanë fituar njëri 30 milionë”, tha leka Bungo.
Në dëgjesën me deputetët për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Peza mohoi edhe dorëheqjen e përfolur disa muaj më parë nga drejtimi i RTSH.
Fenomen i perhapur ne Shqiperi.Mund te sjell dy raste si shembuj,tek puna e nje te afermes time (administrate),sic ma kishte treguar, kishin nje nepunese qe vertet paraqitej ne pune cdo dite,por linte canten ne zyre, qe ishte sikur te thoshte, qe ja une kam ardhur ne pune,por ama tere kohen e kalonte ne kafe duke bere qyfyre tere diten me shoferet e ndermarrjes e ata te ngarkim-shkarkimit.Natyrisht qe e pushuan.Kurse rastin e dyte e kam pare vet me sy,shoqerova nje person ne nje nga ministrite ku kishte vajtur per nje pune.I gjithe holli i ministrise ishte mbushur plot me njerez qe sorrollateshin kot ne minigrupe e benin muhabet per shtate pale qejfe.Ngjante me shume me nje holl teatri para shfaqjes,se sa me nje ministri ku punohej.Per mendimin tim duhet futur /punch clock/ ne te gjithe vendin sic e ka gjithe bota perendimore ku te panchohet sa here fillojne e mbarojne pune e sa here fillojne e mbarojne lunch-in e mundesisht me fingerprint qe te mos panchoje dikush tjeter e te mbuloje mungesen e shokut.Nuk mund te vazhdohet me metoda te kohes se Xhaxhit.
PërgjigjuAlfred kështu vazhdo(me ligj) s.p.s T.V.SH.nuk shihejfare.PORRRRRR MOSSSS HARO SE SI TV SHTETËROR KE SI FUKSION TË MOS HAROSH s.p.s për momentin nuk eshohim pasqyrimin drejtë tëArtit të vërtet të të gjithafushave por dhe të historis në VEÇANTTI arë të L.ANTF.NAC.ÇLIR.JAN HEQUR DHE NUK FIGUROJNË EMRAT SI TË:QEMALIT,VOJOS,VASILIT,PERLATIT, etj.TË MOS HAROHET SE SHQIPËRINË NË KRAHUN E FITIMTARËVE NUK E RRESHTUAN BALLIKOMBËTAR, E LEGALITETI POR PARTIZANËT E USHT.ANTF.NAC.ÇLIRIMTARE.AI INSTITUCION NË THEMELET ETIJ PËRVEÇ MUNDIT E DJERSËS KA DH GJAKUN EPARTIZANËVE BIJËVE MË TË MIRË TË POP.SHQIPTAR.
Përgjigju