Fatmira Hajdari

Shkarkimi/ Fatmira Hajdari: Ambasada amerikane më mori pasaportën, kur ma kthyen më anuluan vizën (kontradiktat që rënduan pozitat e ish gjyqtares) 

5 Janar 2023, 15:03| Përditesimi: 5 Janar 2023, 15:08

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me vendim të datës 24 tetor 2022, shkarkoi përfundimisht nga detyra gjyqtaren e Apelimit, Fatmira Hajdari, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Vetingut (shkalla e parë). Dy janë shkaqet e shkarkimit të zonjës Fatmira Hajdari: Mungesa e justifikimit me burim të ligjshme të ardhurash të një pasuri me vlerë rreth 950 mijë USD si dhe fshehja e refuzimit të vizës amerikan nga Ambasada Amerikane në 26 janar 2017. Kolegji i Apelimit i referohet Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, e cila në një raport të datës 2 në tetor 2019, hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut thotë se Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017, duke mos e deklaruar faktin e revokimit të vizës.

“Mosdeklarimi në këtë rast e ngarkon znj. Fatmira Hajdari me përgjegjësinë e fshehjes së faktit dhe me plotësim jo me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës”, thuhet në raportin e klasifikuar si sekret, por i deklasifikuar pjesërisht më vonë.

Ndërkaq, Fatmira Hajdari ka pretenduar në KPK dhe më pas në KPA se pas datës 27 janar 2017 (nuk i kujtohet mirë data e saktë) është telefonuar nga Ambasada Amerikane për t’u paraqitur pranë saj. Zonja Hajdari ka shtuar pranë KPA-së se vetëm ditën që ka shkuar në ambasadë (data nuk i kujtohet, por sipas saj ka qenë pas datës 27.01.2017, kur ka dorëzuar formularin pranë DSIK-së), nga Konsullja i është komunikuar se i kanë revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA-ve, deri kur të përfundonte procesi i Vetingut. Ndër të tjera, Fatmira Hajdari thotë se në vulën e vendosur në pasaportë nuk ka datë, se në dosjen e KPK-së nuk ka shkresë dhe tabulate telefonike që të vërtetojnë se është njoftuar nga Ambasada Amerikane që në datë 26 janar 2017, se i është ridrejtuar Ambasadës së SHBA-së për saktësimin e datës, por nuk ka marrë përgjigje.

Kolegji i Apelimit i ka rrëzuar pretendimet e zonjës Hajdari se nuk ishte në dijeni të refuzimit të vizës amerikane kur ka plotësuar në datën 27 janar 2017 formularin për kontrollin e figurës për llogari të Komisionit të Hetimit. Kolegji u referohet disa fakteve publike dhe jo publike, si dhe disa kontradiktave në deklarimet e ish gjyqtares. Në vendimin e shkarkimit thuhet se “Referuar raportit të DSIK-së74, në datën 26.01.2017, subjektit të rivlerësimit i është revokuar viza e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është njoftuar personalisht ose me shkrim në datën 26.01.2017”.

Në përgjigjen e pyetësorit të Komisionit të Vetingut, Fatmira Hajdari ka deklaruar se në momentin që është paraqitur në Ambasadën e SHBA-së i kanë mbajtur pasaportën dhe pas disa ditëve e kanë kontaktuar sërish dhe e kanë njoftuar që duhej të paraqitej për tërheqjen e pasaportës, ku i është komunikuar që kanë proceduar me revokimin e vizës amerikane. Ndërsa nga në ankimimin që ka bërë në KPA për t’u rikthyer në detyrë, Fatmira Hajdari ka deklaruar vetëm se Konsullja i ka komunikuar bllokimin e vizës deri në përfundim të Vetingut.

Në përgjigjen e pyetësorit të Komisionit të Vetingut, Fatmira Hajdari ka deklaruar se është telefonuar nga Ambasada Amerikane për t’u paraqitur pranë saj, pa specifikuar datë apo kohë. Ndërsa në ankimimin në KPA ka deklaruar se është telefonuar pas datës 27 janar 2017. Në përgjigjen e pyetësorit ka pohuar se i është kërkuar të paraqitet në ambasadë pas muajt janar 2017, ndërsa në ankim shprehet se nuk i kujtohet se kur i kanë kërkuar që të paraqitej në Ambasadën Amerikane. Në përgjigje të pyetësorit ka pohuar se telefonatën e ka marrë pas datës 27 janar 2017, ndërsa në ankim nuk referon kohë apo datë.

“Trupi gjykues, nisur nga referimi i të dhënave të ndryshme, evidenton rëndësinë që ka konsistenca në shpjegime në funksion të krijimit të bindjes për saktësinë e të dhënave të referuara e që lidhen me momente me rëndësi për procesin e rivlerësimit”, arsyeton KPA-ja. Në vendim sillet në vëmendje qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së të bërë publik në datën 26 janar 2017, ku njofton revokimin e vizave për disa gjyqtarë dhe prokurorë. “Referuar informacioneve nga burime të hapura, po në datën 26.01.2017, në mediat elektronike i është bërë menjëherë jehonë qëndrimit publik të Ambasadës së SHBA-së”, thuhet në vendim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/01/2023 01:23

    Viza eshte nje problem i vogel pa rendesi,ka plot shqiptare dhe jo vetem te thjeshte,por dhe V.I.P arti qe u anullohet viza,ose nuk u jepet fare, per 100 arsye nga seriozet e deri tek banalet.Problemi i vertete ne rastin e znj.Hajdari eshte pasuria e saj dhe vendimet qe ka dhene,keto i kane kushtuar dhe vizen.

    Përgjigju
  • Jimmy: 05/01/2023 21:33

    Ore viza eshte problem!!po pasurin si e beri kjo!!ka dhe te bijen nje cope debile qe do ti mbush mendjen per te qeverisur!!familje e dekraduar qe nga ai shtaza qe iku dhe mori dhe nen e bike bashke!!

    Përgjigju
  • Alba: 05/01/2023 17:56

    Ore jam kurjoze, cfare ka ndodhur me pasurite e Pajustifikuara te ktyre gjyqtareve? Jan bllokuar? Konfiskuar? Po po i shesin dhe vazhdojn jeten normale kto ndyrsira te korruptuar

    Përgjigju
    • Eva: 06/01/2023 00:13

      Jo mi Alba, dhe ketu eshte thembra e Akilit! Vazhdojne jeten normale, nje pjese pedagoge te Shkolla e Magjistratures, dhe s'ju hyri ferre ne kembe!

  • dardan: 05/01/2023 17:48

    Kjo ka qene ordinere dhe mbetet e tille...

    Përgjigju
  • Liku: 05/01/2023 15:42

    Akoma merreni me Hajdaren kesaj duhet ti konfiskohet pasuria ja merreni me vizen e analluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?