Shkarkimi i Artan Lames nga kreu i Kadastrës, Berisha: Shumë mëkate ka, por nuk firmosi për projektin e Portit të Durrësit

13 Mars 2023, 19:37| Përditesimi: 13 Mars 2023, 20:50

  • Share

Ish kryeministri, Sali Berisha nga Belshi ka folur edhe për largimin e Artan Lames nga posti i kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se ky i fundit, nuk kishte firmosur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën kreu i Rithemelimit e konsideron vjedhje të tmerrshme.

“E shkarkoi Artan Lamen! Boll mëkate ka patur, por një gjë e bëri, nuk fimosi për Portin e Durreësit. Sepse është një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve”-tha Berisha.

Mes të tjerash, Berisha përsëriti akuzat për inceneratorin e Elbasanit, duke thënë se drejtësia nuk po bën hetimet e duhura dhe po mundohet të heqë vëmendjen nga kjo aferë duke kontrolluar shtëpinë e partneres së ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt, ku u gjetën 30 mijë euro.

“20 milionë euro nga taksat tuaja janë dhënë për inceneratorin e Elbasanit, që është vetëm një hekurisht sepse nuk digjen plehra, plehrat hidhen në Shkumbin. Drejtësia kontrollon zonjën e Arben Ahmetajt, le ta kontrollojë 100 herë por këtë e bën për t’u hedhur juve hi syve, për të mos hetuar Ahmetajn, Veiajn dhe Ramën si kryesorët në vjedhjen e djegësave”- u shpreh kreu i Rithemelimit.

Gjatë takimit me qytetarët e Belshit, Berisha prezantoi edhe kandidatin e Rithemelimit, Bedri Qypin, i cili do të kandidojë për kreun e kësaj bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?