Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Prokuroria e Përgjithshme hap garën! Mbledhja dhe votimi në grupe për shkak të COVID

23 Dhjetor 2020, 12:57| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 22:17

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi nga Vettingu i Arben Dollapaj dhe Besnik Canit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se mbledhja dhe votimi i prokurorëve do të bëhet të ndarë në grupe. Kjo si në masë parandaluese për parandalimin e përhapjes së COVID.

Plotësimi i vakancave të krijuara ishte parashikuar që të bëhej që në muajin nëntor, por Prokuroria e Përgjithshme pezulloi aplikimet, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura, e për pasojë procesi u shty në kohë. Aktualisht KPL-ja ka 9 prokurorë, nga 11 që duhet të ketë.

Cani u shkarkua nga posti i prokurorit për shkak të problemeve me pasurinë, vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je. Për të njëjtin shkak, për probleme me pasurinë u shkarkua edhe Arben Dollapaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?