Këshilli i Ministrave, ka vendosur që Blerina Avrazhda të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.
Ajo zëvendëson Dorian Tolën, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, më 16 janar 2025 me vendim të Këshillit të Ministrave.
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë', thuhet në vendim.
Dorian Tola u emëruar zv.ministër i Mbrojtjes më 5 qershor 2024. Dorian Tola më herët ka qenë Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Komente
