Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, KLP cakton Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës

28 Prill 2022, 11:11| Përditesimi: 28 Prill 2022, 16:28

  • Share

Një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar sot Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte kandidati i vetëm. Ai ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe rezulton se e ka kaluar procesin e vettingut.

Të pranishëm në mbledhje e sotme të KLP ishin të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të ftuarit përfaqësues nga Progami OPDAT.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt – aktin për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, i cili aktuaalisht është i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.

Më pas, me 10 (dhjetë) vota pro, është miratuar projekt –akti për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arens Çela, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në përfundim, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi hapjen e garës për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skender: 28/04/2022 11:42

    Djal korrekt dhe i kulturuar.

    Përgjigju
    • Soni: 28/04/2022 19:04

      Djale shume i mire. Suksese dhe ruaj integritetin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?