Kreshnik Ajazi, drejtuesi aktual i prokurorisë së Elbasanit ka paraqitur kandidaturën për kreun e Prokurorisë së Tiranës. Dje paraqiti kandidaturën edhe Arens Çela, ndërsa nuk dihet nëse Ajazi e ka dorëzuar kandidaturnë me postë apo fizikisht.
Afati 2 javor për të paraqitur kandidaturën ka përfunduar dhe në garë për të marrë postin e kreut të prokurorisë së Tiranës janë Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela. Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar.
Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.
Pas shkarkimit të saj në shkallën e dytë të vettingut, KLP ka hapur tashmë garën. Arens Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish- ministrit Saimir Tahiri.