Arens Çela dhe Elisabeta Imeraj

Shkarkimi i Elisabeta Imerajt/ Kush është prokurori i dosjes 'Tahiri' që kërkon të marrë drejtimin e prokurorisë së Tiranës, i vetmi kandidat

18 Maj 2022, 17:38| Përditesimi: 18 Maj 2022, 22:32

  • Share

TIRANË- Afati 2 javor për të paraqitur kandidaturën për kreun e Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar dhe vetëm një prokuror ka shprehur pëlqimin për të marrë drejtimin e organit të akuzës së kryeqytetit. Ai është Arens Çela. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Çela është i vetmi prokuror që ka dorëzuar kandidaturën fizikisht, teksa nuk dihet nëse ka të tjerë që mund ta kenë dorëzuar me postë, edhe pse gjasat janë të pakta.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar.

Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Pas shkarkimit të saj në shkallën e dytë të vettingut, KLP ka hapur tashmë garën. Arens Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish- ministrit Saimir Tahiri.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?