Shkarkimi i Elizabeta Imerajt, Yzeiri: 2 vjet kjo çështje, ndërkohë gjykatat e mbushura me ‘Zhukra’! Peticioni kundër Kim? E inicioi Berisha, i zemëruar me SHBA

28 Prill 2022, 12:56| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:17

  • Share

Analisti Ilir Yzeiri tha se drejtësia prej 2 vitesh është angazhuar për cështjen e Elizabeta Ymerajt, e cila u shkarkua ditën e djeshme nga KPA, ndërkohë që gjykatat janë të mbushura me “Zhukra”. Behet gjalë për gjyqtarin e Tiranës Agron Zhukri, i cili ka “në dorë fatin e PD” dhe që ende nuk ka kaluar nga filtri i Vetingut.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, analisti tha se vettingu nuk është i mirëorientuar.

“Si ka mundësi që kanë dy vjet që merren me Imerajn, ndërkohë kanë gjykatat dhe prokurorinë të mbushur me Zhukra. Këtu dyshoj te vettingu dhe reforma, nuk është i orientuar drejtë.

Peticionin kundër ambasadores amerikane, Yuri Kim analiti e cilësoi si një “turp” për vendin tonë, ndërsa shtoi se është iniciuar nga zemërimi i Sali Berishës ndaj SHBA.

“Peticioni i u iniciua nga Berisha, ka ardhur nga zemërimi i tij për qëndrimin e SHBA ndaj tij. Është një nga turpet më të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri. Si mund të jetë e djathta të jetë kundër SHBA dhe e majta të jetë pro? Është absurde!”, tha ai.

Sipas tij ku peticion nën sloganin “Mjaft është mjaft” i shkonmë shumë Arben Krajës, i cili duhet patjetër të shprehet për cështje të caktuara.

“Ky peticion i shkon më shumë Krajës. Prokurorët shqiptar i ka një borxh të madh vendit, ata duhet të shlyejnë para nesh figurën e keqbërësit që paraqitën gjatë vettingut. Figura që u krijua për ta gjatë vettingut ishte se kjo shtresë ishin palë me krimin. Na ka vjedhur dhe masakruar bashkë me politikan si Berisha. Kraja dhe të tjerë si ai i kanë borxh këtij vendi. Duhet të na sqarojnë a do të merren me regjimin? Sepse në kohën e Sali Berishës ishte regjim. Ai ka detyrë të shprehet. A kanë indicie akuzat?” , u shpreh analisti.

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga Kuvendi i ‘Rithemelimit’, i cili sipas Yzeirit është bllof.

“Nuk ka vlerë. Ngutja për të marrë PD zyrtare është bllof.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP DERDIMEN RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/04/2022 15:12

    Shkarkimi i malokësh Elizabeta Ymerajt ishte një gjë e përsosur që drejtësia nxori jasht kto qelbësirat e kriminelit hajdut Salhe bajgës. Drejtësin nuk po e bën Edi Rama po po e bën USA. E në kemi fat që USA është me në se PËRNDRYSHE maloku kriminel hajdut do ta Shirts të gjith Shqiprin për tja dhën lekët sy peshkaqenit xen. RROFT USA POSHT maloku Salhe bajga spiun i Sërbit ish komonist.

    Përgjigju
    • Dkdk: 28/04/2022 15:58

      Ke ngaterruar objektiv.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?