Socialistët dhe opozita bënë bashkë votat në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u votua me 50 vota pro për shkarkimin e Erion Veliajt.
Lidhur me këtë avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se Këshilli Bashkiak, ka qenë në shkelje të Kushtetutës me shkarkimin e Veliajt.
‘Veliaj i ka paraqitur këshillit kërkesën që të njihje me materialet që do të zhvillohet kjo mbledhje dhe kërkonte që të ishte vet i pranishëm në këtë mbledhje që ti jepte mbrojtjen e tij dhe të diskutonte për çështjen rreth së cilës do të ishte ky takim. Ne kemi një sërë rastesh kur kryetarëve të ish- komunave i është mohuar kjo e drejtë. Dhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe kemi një praktikë të konsoliduar. Dhe kjo praktikë nuk duhet që të ishte shkelur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Nuk duhet që të ecim me urdhra politikë’, tha ai.
Avokati sqaroi se ku konsiston shkelja për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e sotme.
‘Shkelja konsiston në nenin 42 të Kushtetutës për krijimin e mundësisë për një proces të rregullt gjyqësor në këtë rast këshilli bashkiak është në rolin e gjykatës që do të thotë se është në akuzë dhe i referohet nenit 62 faktit që s’ka qenë prezent për 3 muaj atëherë këshilli që e ka propozuar këtë mbledhje mendojnë se ai s’ka qenë i pranishëm për shkaqe të arsyeshme.
Këshilli në rastin konkret është në rolin e gjykatës. Por ai ka të drejtën që të njihet me materialet në këtë mbledhje dhe kjo gjë nuk është bërë. Duhet që ti komunikohej rendi i ditën në rrugë zyrtare. Veliaj ka kërkuar që ti vihen në dispozicion këto akte dhe që të jetë prezent në mbledhje’, tha ai.
Ai tha se 3 rastet kur mund të shkarkohet një kryetar bashkie është kur ka qenë në shkelje të rëndë të kushtetutës, kur është dënuar me vendim të formës së prerë dhe kur nuk paraqitet më shumë se 3 muaj në detyrë pa arsye.
‘Do ti referohemi nenit 62 i ligjit të posaçëm për pushtetin vendor që kryetari i bashkisë shkarkohet kur kryen shkelje të rëndë kushtetuese ose ligjore dhe dënohet me vendim të formës së prerë. Kur nuk paraqitet në punë për më shumë se 3 muaj. Por Gjykata Kushtetuese këtë rast e ka trajtuar se nëse kryetari nuk shkon për shkaqe të arsyeshme që do të thotë nuk ka mundësi që ai të shkojë. Për mua dhe Gjykata Kushtuese nëse do ta marr të mirëqenë do ta shfuqizoi këtë vendimmarrje të këshillit të ministrave’, tha ai.
Komente
