Politikë

Shkarkimi i Erion Veliajt/ Ilir Alimehmeti: Të kërkonte leje tek drejtësia për t’u dëgjuar në Këshill! Do të garoja si kandiat për Bashkinë e Tiranës (VIDEO)

24 Shtator, 16:10| Përditesimi: 24 Shtator, 17:19

  • Share

Për Ilir Alimehmetin shkarkimi i kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duhet që të ndodhte kohë më parë kur bëri PD kërkesë për shkarkimin e tij.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Interview’, ai tha se Veliaj duhej që të kërkonte leje tek organet e drejtësisë për të folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

‘Ky shkarkim duhet që të ndodhte kohë më parë, shkresa jonë ka qenë në gjysmë të majit, ata e kuptuan se ne kishim të drejtë. Veliaj është kapitull i mbyllur për Tiranën. Ka pasur kohë që të kërkojë të drejtën e fjalës dhe se ka kërkuar, ai i ka çuar një ftesë këshillit bashkiak. Pse si dërgoi organeve të drejtësisë, duhet që ti kishte përcjell një shkresë drejtorisë së burgjeve. Nëse ai ka diçka që duhet ta thotë duhet që t’ja thotë drejtësisë, drejtësia të mbron nuk të mbron një fjalë që mund të thuash para këshillit bashkiak.

Urdhrin për shkarkimin e dha Edi Rama. Ne e kemi kërkuar që në maj këtë gjë. Po Edi Rama se njeh ligjin. Ligji për të nuk ekziston. Kjo ishte vrasje politike e Veliajt, ishte i pari rast që ka këtë përfundim sepse rastet e tjera i ka shkarkuar direkt Rama. Po nuk mund të funksionojë kështu shteti që tani që i teket Ramës të thotë duhet të shkarkohet’, tha ai.

Ai tha se tek procedura për shkarkimin pati gabime pasi duhet që të bëhej votim i fshehtë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

‘U futën qëllimisht gabime në procedurë nga PS dhe i thamë jeni duke bërë votim të hapur dhe avokati me këto kapet dhe këtë procedurë mund të ta hedh poshtë. Ne duam që të mos ketë asnjë vend ku të kapet avokati dhe Megi Dino ja dha këtë mundësi. Kjo nga ana procedurale është e gabuar, vota duhet që të ishte e fshehtë dhe ky moment mund të atakohet nga juristët. Nëse gjykata cilado qoftë do të vendos një gjë të caktuar vendimet e gjykatës duhet që të zbatohen kështu funksionon një shtet që duhet që të jetë ligjor’, tha ai.

Alimehmeti u pyet edhe nëse do të pranonte që të ishte kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës.

‘Me të njëjtin projekt që kam pasur në atë kohë në 2022, në atë kohë paraqita një projekt dhe një program qeverisës 4 vjeçar dhe me të njëjtin projekt do të vijë. Unë kam një projekt politikë dhe çdo kandidatë e paraqet pranë kryetarit të partisë së vet politike dhe kryesisë dhe ata zgjedhin atë të përshtatshmin. Projekti im është në grup. Kandidati duhet që të ketë karakteristika përbashkuese, dhe të ketë kapacitet organizative të forta. Elementi kryesor i kësaj fushate do të jetë figura, duke qenë se nuk garon dot me program dhe me ekip’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?