Gazetarja Jonida Shehu, tha se Veliaj duhej të ishte dëgjuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ajo tha se këtë e parashikon edhe ligji, ndërsa theksoi se Veliaj mund të ishte i pranishëm edhe online nëse jo fizikisht.
‘Kjo është një histori që ka brenda shumë komponent ka pjesën juridike dhe atë politike. Unë di të them që nëse shohim pjesën ligjore dhe administrative i gjithë ky proces që kur është arrestuar ka pasur një rrëmujë ligjore që ka pasur shumë vend për interpretim. Mirë do ishte që të thirrej në Këshill sa kohë e ka kërkuar dhe ligji e parashikon. Po pse anëtarët e këshillit se pranuan që ai të thirrej? Ai mund të mos ishte fizikisht por mund të ishte dhe online’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi i Veliajt/ Petro Koçi: Opozita donte t’i bënte gjyqin! Shabani: Bashkia ka nevojë për drejtues! Shehi: Në Tiranë duhet kandidat që mbështetet nga të gjithë
S.B/ReportTv.al