Shkarkimi i Fatos Lulos nga Vettingu, bllokohet Gjykata Kushtetuese

23 Mars 2018, 11:46| Përditesimi: 23 Mars 2018, 13:44

  • Share

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo ka futur në kaos gjykatën, e cila është e bllokuar dhe nuk mund të marrë asnjë vendim. Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë dhe tashmë ka mbetur me 5 anëtarë (por njërit i ka përfunduar mandati dhe me mandat janë vetëm 4) duke mos pasur mundësi për të marrë asnjë vendim, pasi për të marrë një vendim duhet të votohet nga pesë anëtarë pro. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese eshte paralizuar deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Ndërkaq, me vijimin e procesit të Vetingut një fat të tillë mund ta këtë edhe Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilët kanë deklaruar pasuri marramendëse në vite të ndryshme kalendarike. Mundësia e boshatisjes së gjykatave dhe prokurorive nga gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të procesit të Vetingut është paralajmëruar dy vjet më parë nga përfaqësuesit ndërkombëtar, por ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar në kolaps të përgjithshëm.

Zëvendësimi
Ka një debat sa i takon mundësisë së plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun. Por, organet e Vetingut kanë përparësi të tjera dhe jo kandidatët që kanë aplikuar për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, emrat e kandidatëve do të kalojnë nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më pas, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.


Lajmi kryesor:

Nis fshesa në drejtësi, Vetingu ‘djeg’ gjyqtarin e parë, u emërua nga Berisha


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?