Kronikë

Shkarkimi i gjyqtarit me 85 mijë USD tepër, shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin

25 Nëntor 2019, 14:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 15:00

  • Share

TIRANE- Shkarkimi nga vettingu i gjyqtarit Arben Vrioni është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit për Emiljano Shuallazin. Vrioni ishte pjesë e trupit gjykues në këtë çështje por Komisioni i Pavaruri i kualifikimit e shkarkoi pak ditë më parë, për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme që kapin vlerën e 85 mijë dollarëve.

Emiljano Shullazi është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela dhe Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim.

Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti.

Komento

Komente

  • Mili: 25/11/2019 16:47

    Shtet i defjeneruar nuk denon dot nje kriminel !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?