Presidenti Ilir Meta

Politikë

Shkarkimi i Ilir Metës, deputeti i PS: Kemi edhe një komision të dytë, duhet të zëvendësohet me një grua

26 Maj 2021, 10:55| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:59

  • Share

Në një kohë kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e presidentit ta marrë një grua.

Në një intervistë Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.

“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin.

Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje.

Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati për Vizion Plus.

Socialisti ritheksoi se fitorja e mandatit të tretë është dhe një fitore personale për të, pavarësisht se ai vetë nuk do të jetë në pjesë e parlamentit të ri.

Sipas Bushatit, votat e pavlefshme penalizuan disi kampin e majtë në njësinë 8.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?