Politikë

Votimi për shkarkimin e Veliajt, eksperti Haxhimali: U shkel procedura nga Këshilli Bashkiak, kishte të drejtë të dëgjohej

24 Shtator, 14:21| Përditesimi: 24 Shtator, 17:34

  • Share

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi një ditë më parë për shkarkimin e Erion Veliajt, pasi nuk është paraqitur në detyrë, në një periudhë të paktën prej 3 muajsh. Për ekspertin e Pushtetit Vendor, Agron Haxhimali, procedura për shkarkimin e Erion Veliajt është në shkelje të ligjit.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu ai tha se Veliaj duhet të dëgjohej jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por edhe në Këshillin e Ministrave. Sipas Haxhimalit, procedurat burokratike mund t’i japin të drejtë Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetute.

“Këtu Këshilli Bashkiak nuk ka vepruar në rregull nga ana procedurale. Ai duhet të dëgjohej jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por edhe Këshilli i Ministrave mund ta ftojë zotin Veliaj që të parashtrojë kërkesat e tij. Është një shkelje proceduriale.

A jemi shtet demokratik? A jemi shtet ku zbatohen norma, tradita apo rregulla? A e respektojnë Kushtetutën? Pala që duhet që ti do marrësh vendim, duhet të dëgjohet. Por ana procedurale, i jep të drejtë zotit Veliaj që të ankimojë në Gjykatën Kushtetute dhe për këto burokraci të vogla, përbëjnë shkelje të drejtave të njeriut. Por të shohim vendimin e Këshillit të Ministrave dhe reagimin e Veliajt, nëse do ta ankimojë këtë procedura.”, u shpreh Haxhimali.

Haxhimali ka deklaruar se vendimi i Këshillit Bashkiak është korrekt, por i vonuar.

“Nëse je i zgjedhur i pushtetit lokal dhe për tre muaj nuk je paraqitur në punë, këshillit Bashkiak i i lind e drejta të propozojë shkarkimin e kryebashkiakut. Baza ligjore është e qartë dhe Këshilli Bashkiak për mendimin tim, ka vepruar korrekt, por me vonesë”, tha Haxhimali.

Ndërsa më tej, Haxhimali shtoi se Rama duhet t’i japë hapësirën kohore Veliajt, në mënyrë që ky i fundit të parashtrojë arsyet e veta pse nuk duhet shkarkuar.

“Kryeministri mund të mbledhë Këshillin e Ministrave, mbase vetëm për këtë axhendë. Por nëse do të kemi institucione që zbatojnë Kushtetutën, ato duhet që t’i japin hapësirën kohore palës mbrojtëse që të dëgjohet dhe që t’i mundësojnë atyre që t’i parashtrohen arsyet e shkarkimit.

15 ditë kohë ka zoti Veliaj dhe avokatët e tij që të marrin në dorë vendimin e këshillit të Ministrave dhe që të vazhdojë ankimimin në Gjykatën Kushtetute”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se nuk kemi vakancë në Bashkinë e Tiranës, pasi nuk kemi vendim të formës së prerë nga Gjykata.

“Nuk kemi vakancë në Bashkinë e Tiranës edhe pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Vakance kemi në momentin kur kemi një vendim të formës së prerë për dënim nga ana e Gjykatës dhe vendimi i formës së prerë kërkon pak kohë”, nënvizoi ai.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 24/09/2025 15:11

    Edhe thote qe Keshilli Bashkiak veproi drejt, edhe qe duhej te degjojej Veliaj. Keshilli thote nuk ia mohova te drejten, te vinte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?