Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës. Dështimi në Kupën e Botës solli edhe shkarkimin e tij nga Federata e Futbollit në Spanjë. Në listë për të zëvendësuar Enriquen janë katër emra të njohur. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se favorit është ish-trajneri i Athletic Bilbao, Marcelino Garcia Toral, me këtë të fundit që ka refuzuar disa oferta këtë periudhë.
Opsione që mund të konsiderohen janë edhe Roberto Martinez, trajneri spanjoll që pas gjashtë vitesh u largua nga Belgjika pas dështimit në Botërorin e Katarit si edhe Rafael Benitez. Në listë është edhe Luis de la Fuente, i cili aktualisht drejton Spanjën U-21.
Lajmi kryesor:
ZYRTARE/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës, vjen shkarkimi nga federata! 4 emrat për zëvendësuesin
S.Dh/ReportTv.al