Ancelotti dhe Maldini

Shkarkimi i Maldinit, Carlo Ancelotti: Milani i destinuar për dështim

8 Qershor 2023, 16:50
  • Share

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive janë ‘të destinuara të dështojnë’ dhe beson se shkarkimi i Paolo Maldinit dëshmon ‘mungesë të kulturës historike dhe mungesë respekti për traditën e Milanit’.

Ish-mbrojtësi legjendar u shkarkua papritur të hënën pas një takimi me pronarin e ri Gery Cardinale. “Në Madrid, kam mësuar se historia duhet respektuar gjithmonë”, ka thënë Ancelotti për Il Giornale, kur u pyet për shkarkimin e Maldinit. “Këtu, Di Stefano, Amancio, Gento dhe Puskas janë vlera ekskluzive që ende respektohen”, tha italiani.

Më pas Ancelotti e lidhi anën sportive dhe historike me atë të biznesit, duke thënë se ky i fundit është i destinuar të dështojë.

“Ajo që ndodhi me Maldinin dëshmon mungesën e kulturës historike dhe mungesën e respektit për traditën e Milanit. Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh. Klubet e futbollit që mendojnë se prioritetet e biznesit janë më të shumta se ndaj meritave sportive janë të destinuara të dështojnë”, përfundoi trajneri italian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?