Shkarkimi i Metës, Presidenca publikon dokumentet: Si falsifikoi Kuvendi datën e urdhrit për thirrjen e seancës plenare për të plotësuar afatet

7 Shkurt 2022, 18:05| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 18:42

  • Share

Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka dalë edhe një herë sot pasdite në një konferencë për mediat për të shpjeguar edhe një herë atë që ai e cilëson si një falsifikim dokumenti që është bërë sipas tij nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Dervishaj thotë se Kuvendi ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare.  

Dervishaj thotë se më 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të thirrej në këtë datë duhet që raporti për këtë vendim të ishte miratuar 48 orë më parë, pra në datën 5 maj.

Sipas tij, mbledhja e Komisionit të Ligjeve është bërë më 6 maj 2021, ndërkohë që në dokumentin e dorëzuar të premten e kaluar është bërë një falsifikim dhe thuhet se urdhri për miratimin e raportit të këtij komisioni është bërë më datë 5 maj 2021.

Dervishaj i cili publikoi edhe dokumentet që sipas tij vërtetojnë këtë falsifikim thotë se këtë urdhër që Kuvendi e dorëzoi në datën 4 shkurt 2022 janë bërë disa ndryshime në thelb.

“Të gjitha këto veprime të Kuvendit nuk ka sesi që kemi të bëjmë me një manipulim prove. Kuvendi kërkonte të justifikonte në Kushtetuese se Presidenti gaboi me pretendimet se ishin në shkelje të afateve për ngritjen e Komisionit Hetimor dhe për miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve”, tha Dervishaj.

Këshilltari i Metës thotë se shkelja tjetër ka të bëjë  me përcaktimin e rendit të ditës. Rendi i ditës ishte caktuar nga Ruçi në datën 6 maj 2021 për datën 7 maj. Punës së çështjeve të Komisionit, Kuvendi po thirrej në seancë plenare për më pak se 24 orë, ndërkohë që duhet të kalojë 48 orë. Në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje por 1. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Duhet të kishte dy çështje në rendin e ditës dhe jo një.

Për këto shkelje të pretenduara, Presidenca ka deklaruar sot se do të bëjë padi në Prokurori. Shkeljet Presidenca i pretendoi edhe në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Për këto shkelje të pretenduara, Presidenca ka deklaruar sot se do të bëjë padi në Prokurori. Shkeljet Presidenca i pretendoi edhe në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja mbylli sot shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të Ilir Metës, duke u tërhequr për vendim i cili duhet të shpallet brenda 30 ditëve nga e sotmja.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 07/02/2022 20:54

    Flet per falsifikim ky i koruptuari qe ndryshoi masen e sigurise ne 2012 ne arrest shtepie se kishte hemorroide( ne bythe). Keta duhen varur tek kangjellat e presidences.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 07/02/2022 19:00

    Këta të pandëshkueshmit e kanë me shumë qejf pandëshkueshmërinë me anë të procedurave. Këtë po përpiqen të arrijnë. Dhe thonë pastaj se s'e ka shkelur Kushtetutën. Nëse kjo s'ka ndodhur nuk kanë nevojë për shpëtim me anë të procedurave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?