Borussia Dortmund vijon të mbetet pa trajner, kjo pas shkarkimit të Nuri Sahin. Tanimë mediet në Gjermani tregojnë se verdhezinjtë kanë gjetur pasardhësin dhe ai do jetë Niko Kovac.
Ish-trajneri i Bayern Munich nga 2018-19 është i papunë, kjo pas largimit nga Wolfsburg në marsin e 2024. 53-vjeçari i lindur në Berlin do të debutojë në fundjavë kundër Heidenheim, me synimin që të rikthejë Dortmundin tek rezultatet pozitive.
Përpos karrierës së tij si futbollist, Niko Kovaç, në cilësinë e trajnerit ka drejtuar më parë kombëtaren e Kroacisë nga viti 2013 deri në 2015, si dhe klubet Eintracht Frankfurt, Bayern Munich, Monaco dhe Wolfsburg.
Dortmundi është i 11-ti në Bundesligë, por ende vetëm gjashtë pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu është kualifikuar në raundin e playoff-it të këtij kompeticioni.