Edhe sot nuk ka një përfundim të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas disa orësh shpalosje të argumenteve nga mbrojtja e Metës, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së tyre për 48 orë kohë për t'i përgjigjur 72 pyetjeve që i janë bërë nga anëtarët e Kushtetueses. Seanca e radhës pritet ditën e hënë, ora 10:00.
Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, Presidenca u paraqit për mbrojtje me një dosje voluminozë prej 140 faqesh. Mbrojtja u kujdes të nënvizonte se Meta në asnjë akt të vetëm nuk ka shkelur Kushtetutën dhe e kundërta nuk është arritur të vërtetohet.
Në parashtrimin e qëndrimit nga ana e Presidentit, përfaqësuesi i Metës Dervishaj tha në Kushtetuese se gjatë procesit Kuvendi me dashje shkeli parimin e ndarjes së pushteteve. Sipas tij Kuvendi tentoi të deligjitimojë dhe kufizojë veprimtarinë e Presidentit duke përçuar në publik se është Kuvendi që i ka rolet dhe ekskluzivitetin e së drejtës
"Kjo mënyrë veprimi, pa objekt dhe lëndë, dhe pa arritur të identifikojë veprim apo akt të rëndë. Kjo evidenton qartë se procesi është iniciuar politikisht, duke u hakmarrë ndaj presidentit, duke kufizuar rolin e tij dhe shmangur vëmendjen nga të gjitha problematikat", tha ai.
Sipas tij, Komisioni i Ligjeve, shkeli Kushtetutën duke mos respektuar asnjë afat. Ai deklaroi se vendimi për shkarkimin e Presidentit është realizuar në një periudhë tranzitore të Kuvendit, duke theksuar më tej se Komisioni Hetimor u ngrit në mungesë të një objekti në dispozicion dhe Kuvendi ka ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit.
Dervishaj tha se të ngresh një kom hetimore për të vetmin institucion te pa kapur nga kjo mazhorancë është e papranueshme për shoqëritë demokratike.
"Nisma të tilla janë të papranueshme për shoqëritë demokratike. Konsiderohen kapje dhe puc institucional". u shpreh ai.
Sipas përfaqësuesit ligjor të Metës Kuvendi ka tentuar disa herë të ndërhyjë në mënyrën se si Presidenti ka ushtruar funksionin e tij dhe për këtë arsye, sipas tij, Kuvendi ka shkelur parimin e ndarjes së pushteteve.
Më pas, Dervishaj, ka vijuar duke argumentuar sipas tij të gjithë situatën politike të gjithë këtyre viteve, duke radhitur 'zgjedhjen e kryeprokurores me 69 vota, vjedhjen e zgjedhjeve sidomos në dosjen e Dibrës, lënien e mandateve, protestat e fuqishme, tentativat për marrje të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Metës nga ana e mazhorancës, mungesën e opozitës së mirëfilltë në Kuvend etj'.
Kujtojmë se gjatë diskutimeve të së martës, që në fillim të seancës gjyqësore, përmes një kërkese të depozituar Presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit, por kjo kërkesë iu hodh poshtë. Presidenca gjithashtu ka shtruar pretendimet se votimi i shkarkimit duhet të bëhet nga Kuvendi i ri pasi mandati i atij që e shkarkoi ka mbaruar, se Kuvendi i kaluar ishte jo legjitim etj. Përfaqësuesit Kuvendit e mazhorancës Klotilda Bushka dhe Taulant Balla janë shprehur se Presidenti po tenton të zbarritë procesin. E ndërsa Bushka, shtoi se edhe nëse do të hidhej në votim me Kuvendin e sotme, është e bindur se do të kishte marrë po aq ose edhe më shumë vota kundër tij.
Që Presidenti të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë dhe duhet patjetër të marrin pjesë në votim 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë nga 9 që duhej të kishte gjithsej. Meta është shkarkuar nga Kuvendi më 9 qershor 2021 me argumente të tilla si shkelje të rënda të Kushtetutës, provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrje për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj.
Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit. Shkarkimin e Metës, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.
Vendimi i Kushtetueses është një 'e panjohur' e madhe e skenës politike shqiptare ende, por rikthimi i Ilir Metës në gjirin e partisë që krijoi tashmë është thuajse i sigurt. Shkarkimi apo jo nga Kushtetuesja vetëm sa do t'ia afronte apo do t'ia largonte me pak muaj rikthimin Metës duke qenë se mandati i tij mbaron më 24 korrik 2022, dhe rizgjedhja as nuk shihet si mundësi.
Të hënën institucioni i Presidentit do të duhet t'i kthejë përgjigje 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të Metës. Por vetë Presidenti ka shkruar sot se do t'i kthejë përgjigje vetë personalisht të 72 pyetjeve.
"Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues. Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit", shkruan Meta në Facebook.
Pas parashtrimit të qëndrimit të Presidencës për çështjen e shkarkimit, Presidenca ka kërkuar 48 orë kohë për t'iu përgjigjur 70 pyetjeve që i është bërë.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga ana e përfaqësueses së Kuvendit, Klotilda Bushka, e cila thotë se 2 orë janë më se të mjaftueshme. Gjykata është tërhequr dhe vendosi që seanca të zhvillohet të hënën në orën 10:00.
Përfaqësuesi i Presidentit thotë në Gjykatën Kushtetuese se thotë se kur u mor vendimi Kuvendi përbehej nga grupe parlamentare “opozitare” që nuk përfaqësonin partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
"Shqipëria përgjatë legjislaturës së 9 u përfshi në një krizë të rëndë shumëplanëshe e komplekse që përmban elementët e një krize politike kushtetuese e të përfaqësimit
Gjithçka nisi me zgjedhjen në kundërshtim me kushtetutën të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në dhjetor, që u zgjodh me 69 vota. Ky ishte shkaku u parë i krizës dhe mosbesimit të thelluar mes palëve. Më pas pati informacione për përfshirje kriminale të përfaqësuesve të shumicës në zgjedhje. Dosja e Dibrës vërtetoi lidhjet e pushtetarëve. Në dhjetor 2018 vendi u përfshi në protesta masive të studentëve dhe kryeministri u detyrua të ripërtëriste me shumë se gjysmën e kabinetit qeveritar. Më pas vijmë te momenti m i fortë, dorëheqja në bllok e 55 deputetëve të opozitës dorëzuan në bllok mandatet. Reagoi menjëherë shumica e cila bëri menjëherë zëvendësimin e mandateve me një procedurë të paparë ndonjëherë. Dhe në dhjetor 2019 pasi presidenti zgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetues, nuk u ndal dhe i kërkoi organeve mos zbatimin e dekretit të presidentit dhe zgjeroi hetimin për shkarkimin e tij dhe me këtë çështje", tha Dervishaj.
Gjykata Kushtetuese vijoi sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Përfaqësuesi i Metës Dervishaj tha sot në Kushtetuese se gjatë procesit për shkarkimin e Presidenti Kuvendi me dashje shkeli parimin e ndarjes së pushteteve.
"Në themel veprimtaria parlamentare dhe vendimmarrja e këtij organi është realizuar në periudhën fundore të parlamentit. Ka një afat që Kushtetuta dhe ligji vendosin që është se 4 muajt e fundit nuk lejohen komisionet hetimore. Edhe nëse një veprimtari hetimore ka nisur kuvendi, në zbatim të ligjit ka detyrimin ta ndërpresë menjëherë atë, pas periudhës 4 mujore kur hyn në një regjim kur komisionet hetimore jo vetëm nuk mund të ngrihen por as nuk mund të punojnë.
Komisioni u nis në mungesë të objektit dhe të lëndës, në mënyrë fiktive. Shkeljet janë të dukshme të rënda dhe flagrante dhe duhet të shfuqizohen nga Gjykata. Kuvendi tentoi të hyjë drejtpërdrejt në mënyrën se si presidenti ushtron kompetencat e tij", tha Dervishaj.
Meta ka reaguar me një mesazh 'të koduar' në Facebook, ku ka postuar një video ku thuhet se karakteri është numër 1, gjëja më e çmuar në jetë dhe se pa të nuk ka vlerë asgjë tjetër.
"Mirëmëngjesi të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute", shkruan Meta.
Nr 1 eshte integriteti,por ti o Mete nuk ke asgje, as karakterin,se integritetin jo e jo!
PërgjigjuHajduti dervishi(skrapalesh) mbron k/hajdutin agush(po skrapalesh). Leri te kenaqen me njeri tjetrin,se shkarkimi eshte i pashmangshem per faj te tij,kete duan gjithe shqiptaret te vendoset drejtesi dhe te zhduket pandeshkueshmeria.
PërgjigjuPo videoja kur Presidenti i gjuan policit tek zyrat e FRD dhe e ofendon me nje fjalor qe edhe rrugaci me i madh nuk do ta perdorte e jo me Presidenti qe perfaqeson Unitetin Kombetar a eshte pare nga Gjykata Kushtetuese?
Përgjigjuore popull debil dhe bythelepires dhe krenar: po se kuptoni lojen politike nese shkarkohet ai vjen ne krye te shtepise se lirise dhe ne te vertet kete kerkon qe te arrije te tregoje forcen per zgjedhjet e 6 marsit. po rames nuk i intereson qe ai te shkarkohet keshtu qe mos prisni shkarkimit jane thjesht lojera politike...
PërgjigjuTurpi ju mbulofte qe ju ka vene perpara nje fshatar hajdut nga Skrapari .
PërgjigjuTe nderuar patronazhista, rilindsa, socjalista dhe komunista. Me vjen keq tju them por likes i merrni te kuqen pasi do e keni ne pushtet te pakten per 30 vitet e ardhshme
PërgjigjuPo monika Po ehe ok
Shtyje ta shtyme o Vitore tu befte nena shtyjeni sa te mundni se ende nuk keni rene dakort per pazarin.
PërgjigjuTeatri i radhes Berisha-Meta-Tusha...
Shpetoj prap qafderri?! Tani qe doli hapur me Vucidolin e ka me pisk punen. Amerik ku je, jepi drejtim hajnave.
PërgjigjuJu ka shku 7 nga likja mduket. Haha
PërgjigjuTë gjith prindet i kan xhepat e stërmbushur me selame dhe falenderime,po ju mungojnë parat për me mbi jetu dimnin,sja vlen me u ba far e flliqtë,me parat e popullsisë me maru hotele e llukse,pleqtë po ngrihen sftofti!
PërgjigjuO like floriri litari po të mblidhet o mavri e Reçi po të thret o Ilir Meta e vërteta ksaj radhe ske nga shkon o Iliri hajvon. Megjithatë mos u mërzit se te ty do vin Salheu,Lyl shal ngjitmi e do luni domino e do boni shum gallat o Iliri flori i gjithi katran e i gjithi maskaran.
PërgjigjuSi perher verja lenes hiqja prenes. Perfundimi nje verr ne uje. Keto jan gjykatat tona nga 30 vjet. Genjejm veten se mos do ecim para.
PërgjigjuPerfaqesuesi i presidences harron se Shqiperia eshte Republike parlamentare dhe eshte kuvendi ai qe zgjwdh ose shkarkon presidentin
PërgjigjuTi je egzaktesisht shembulli i njeriut pa karakter. Turp per ne qe ke qene ne role kyce te politikes shqiptare per kaq vite. Vendi yt eshte ne burg
PërgjigjuEdhe matematikan na doli ky floriri
PërgjigjuHiqeni kete person nga qarkullimi. Burg.
Përgjigju