Politikë

Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Po i kërkohet të mos ankimojë në Kushtetuese që ta nxjerrin nga qelia! Zgjedhjet për Tiranën, farsë (VIDEO)

25 Shtator, 13:15| Përditesimi: 25 Shtator, 21:10

  • Share

TIRANË- Teksa kryeministri Edi Rama firmosi në Kryeministri vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, Sali Berisha e quajti antikushtetuese procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij. Në konferencën për mediat, Sali Berisha aludoi edhe njëherë se Vangjush Dakon e rikthyen në qeli për të negociuar me Erion Veliajn që të mos e ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Madje sipas Berishës, në këmbim të kësaj Veliaj i kanë ofruar që ta nxjerrin nga qelia dhe gjyqi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.

“Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn.  Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju.

Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë. Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv. Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Berisha.

Por ndërsa PS e akuzoi për procedurë antikushtetuese, votën pro të këshilltarëve opozitarë Berisha e sqaroi kështu.

“Ai e merr tjetrin, voton absolutisht në shkelje të ligjit. Do thoni po ju? Jo është ndryshe, ne kemi kërkuar largimin e tij, kemi protestuar 46 jave, kemi kërkuar largimin e tij nga bashkia. Ne do votonim në mesnatë, në mesditë kundër tij. Por këto që u hodhën mbi kangjellat e Skapit dhe të gjykatës dhe që ligjëronin aty apoteoza për lalë Vjedhësin, tani duan ti zhdukin çdo lloj hapësire ligjore dhe kushtetuese. Një thirrje kam unë për avoketërit e tij, kur ne sulmonim nuk duhet të heshtnin, se nuk mbronin më Erionin që nuk duhet ta mbronit në atë kohë, por i dilni zot parimeve kushtetuese, i dilni zot kartës Europiane të Autonomisë Lokale”, tha Berisha.

Përballë refuzimit publik të disa figurave të rëndësishme demokratë për të qenë përballë Ogerta Manastirliut, si Ilir Alimehmeti e Jorida Tabakut, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë e një kandidati jashtë strukturave të PD, duke ia shtrirë dorën edhe partive të reja, që në zgjedhjet e fundit treguan se disa mbështetës i kanë nga pas.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, kryedemokrati e pranon se shanset e opozitës për të marrë kalanë e kryeqytetit, janë shumë të pakta. 

“Unë kam parashikimin tim, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje. Unë kësaj pyetje i dhashë përgjigje dje. Unë thashë që ne nuk bojkotojmë, se ka dy filozofi. Por thashë dhe e them, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje”, tha Berisha.

Një koment e ka edhe për Belinda Ballukun, e cila do të drejtojë fushatën në zgjedhjet në Tiranë.

“E garantoj Lubi Tunelin këtu para jush se fatin e Erionit do të ketë. E garantoj Lubinë se atë gjyq që i bënë Erionit këshilltarët, atë gjyq do i bëjnë Lubisë punonjësit e vet. Ajo përbën një njeri që nuk njeh asnjë standard, asnjë ligj, asnjë rregull. Ato njëherë e urrejnë për jetë dhe vdekje njëra-tjetrën”, tha Berisha.

Por për zgjedhjet, pritet të shihet gjithsesi rruga që do të ndjekë Erion Veliaj. Nëse ai ankimon shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi i qeverisë do të pezullohej deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 25/09/2025 19:26

    Zgjedhjet ne tiran farse thot ky cyryku? Kur u ben zgjedhjet?

    Përgjigju
  • Geto: 25/09/2025 14:59

    Fjalet w ktij gjithmone jane te verteta sepse ka burime nga te 4 anet. Nuk eshte habi qr Gjushin e rikthyen qe te flasi shtruar me Lalin

    Përgjigju
  • Futi: 25/09/2025 13:55

    Po ti per vete çfar do kerkosh o mullah?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 25/09/2025 14:20

      Ne burg duhet te ishe ti o kriminel dhe jo Erioni .Nje i pa fytyre sije ti ngelet duke akuzuar , o vrases je personi me I uryerr per shqiptaret .

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?