Kronikë

Shkarkimi i Veliajt, Spartak Ngjela: Kush mban përgjegjësi nëse ai shpallet i pafajshëm?

25 Shtator, 22:35| Përditesimi: 25 Shtator, 23:00

  • Share

 

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt nga posti i kryebashkaikut të Tiranës.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’, Ngjela tha se Bashkia Tiranë ka nevojë për një drejtues të ri.

 ‘Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër. Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë. PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër’, tha ai.

Ngjela ngriti pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Veliaj do të shpallet i pafajshëm.

‘Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse e ai mund të devijoi provat’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Shkarkimi i Veliajt/ Beqiri: Nëse e çon në GJK, s’ka zgjedhje në Tiranë! Kthupi: S’do bëjë ankimim! Kikia: Ishte i suksesshëm në PS, shihej si pasues i Ramës


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?