Kronikë

Shkarkimi i zyrtarëve çamë/ Reagon Idrizi: Veliaj po sillet si kryeministri

18 Shkurt 2019, 20:28| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 20:36

  • Share

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas vendimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të shkarkuar nga detyra nenkryetaren e Bashkise së Tiranës, Kozeta Mesiti, e cila ishte propozuar nga partia e çamëve kur ishin në koalicion. Ndërkohë që përveç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU. Veliaj i shkarkoi, pasi morën pjesë në protestën e dhunshme të opozitës.

"Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng… Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot. Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë. Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri..." thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Komento

Komente

  • Tkiu: 18/02/2019 21:30

    Ti shpetim je nje by**el*ires qe nga koha e Doganes na ke rrjepur ne doganiereve per nje emrim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?