Politikë

Shkarkimi, Meta ironi me vendimin e Kuvendit: Jam gati për takimin e 10 majit

11 Qershor 2021, 13:21| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 14:09

  • Share

 

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  'gatshëm për takimin e 10 majit', duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.

"Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet ët jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e animimit. Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë. Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën", tha Meta

Kujtojmë se Meta refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor ku u shqyrtua  kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij, me pretendimin se kishte  një agjendë të paracaktuar, duke propozuar datën 10 maj si ditën më të përshtatshme.


Lajmi kryesor:

U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin: Gati të realizojmë takimin e 10 majit! Presion Kushtetueses: Në zyrë deri në 2022! Mesazh opozitës: Faqezinj që më nxorën në pritë (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?