TIRANE-Theodhori Sollaku nuk do të vijojë më garën për t'u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në dispozitat ligjore që ndalojnë emërimin në Gjykatën e Lartë, nga juristët e spikatur, që janë larguar apo shkarkuar për shkelje ligjore ose disiplinore. Theodhori Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm. Sollaku ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ
Aktualisht në garë janë;
Jetmira Rragami
Ervin Pupe
Rezarta Melo
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Alsula
Gjithsej ishin 22 kandidatë, KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut ngelin 7. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë. 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur.
Mbledhja e djeshme e KLGJ-se
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e djeshme miratoi edhe disa vendime të tjera të rëndësishme. Këshilli pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni për Vlerësimin e Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi statusin individual për 7 nga 9 inspektor të ish-KLD-së. Dy prej tyre do të trajtohen në mbledhjen pasardhëse.
Këshilli vendosi komandimin e Tereza Lanit (Merkaj) si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Eneida Civici, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit, si dhe konfirmoi si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit Florjan Kalaja dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit.