Vetëm nëntë muaj, kaq zgjati aventura e Daniele De Rossit në stolin e Romës si trajner. Legjendë e klubit në fushë, DDR duket i prekur nga trajtimi dhe nuk do kthehet më në klubin që kaloi gjithë jetën si futbollist.
Prapaskenat/ Sipas raportimeve nga mediat italiane, De Rossi dhe stafi i tij po bëheshin gati për të nisur stërvitjen të mërkurën, kur drejtuesit i thanë se është shkarkuar.
Ashtu, i përlotur, ai e pranoi vendimin dhe takoi të gjithë lojtarët, para se të largohej. Pas shkarkimit, De Rossi ka dhënë edhe fjalët e fundit të tij, teksa dilte nga ambientet e klubit.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se ai ka theksuar se nuk do të rikthehet më te Roma, duke mbyllur kështu përgjithmonë derën e ish-skuadrës së tij.
“Këtë herë nuk kthehem më”, ka theksuar shkurtimisht legjenda e verdhekuqve.