Anila Çota

Sociale

Jep dorëheqjen drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Elbasan

10 Nëntor 2021, 10:47| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 11:41

  • Share

Ministria e Arsimit ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.  Shkarkimi i është komunikuar ditën e sotme Anila Çotës, ndërsa në vend të saj është emëruar Ermir Çela.

Çela më herët mbante postin drejtor i gjimnazit të Elbasanit “Kostandin Kristoforidhi”.

Një javë më parë u shkarkua nga detyra edhe drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. Ky shkarkim erdhi pas protestave të shumta të maturantëve dhe kritikat të vazhdueshme që Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.  

Gjithashtu pritet që vala e shkarkimeve të prek pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve arsimore me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.

Komento

Komente

  • Nashka: 13/11/2021 11:12

    Edhe drejtoresha e Vlores duhet hequr sepse po vendos drejtues pa kritere

    Përgjigju
  • Nemeni: 12/11/2021 16:39

    Jan kujtuar njëçik si von për Anilën por më mir Von SE Kurrë. Tani për Elbasanin I bie të heqin dhe drejtorin e pedagogjikes kllounin Arian Gani sepse të dy kanë shpërdoruar pushtetin për interesat e tyre duke I futur ankth mësuesve një ndër to dhe presori I ndjer I artit Spiro Panariti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?