TIRANË- Në mes të një zhurme të madhe për sigurinë ushqimore, me perime e fruta me pesticide e mish pule të kontaminuar me salmonelë drejtori rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen të premten më 4 prill, dhe largimi nga detyra është bërë këtë të hënë 7 prill.
I kontaktuar nga Report TV për arsyen e dhënies së dorëheqjes Pasholli thotë se shkak është bërë presioni i madh pasi u konstatua shpërndarja e mishit të kontaminuar me salmonelë që hyri në Shqipëri nga Porti i Durrësit në 11 mars, dhe që veç Tiranës u shpërnda edhe në 9 qarqe të tjera me përjashtim të Lezhës dhe Beratit.
Menjëherë pas largimit të tij nga posti i drejtorit pas 1 viti në detyrë, është bërë emërimi i Alketa Hoxhës në krye të AKU Tiranë, e cila deri më tani ka qenë në krye të drejtorisë juridike në AKU.
Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.
Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide të ardhura nga Greqia janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë shitur në treg.
Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili mbërritën në portin e Durrësit më 11 mars, në një ngarkesë prej 27 tonësh e ndarë në 4 lote e importuar nga kompania “AMG Food” e Arben Goxhën.
Në lotin prej 8 tonësh ku u mor mostra më 11 mars, analiza e bërë pranë ISUV tregoi se kishte prani të salmonelës. Përgjigje që doli më 21 mars, por në fakt njoftimi nga AKU për konsumatorët u bë më 28 mars pasi lajmi u shpërnda nëpër media.
Por duke qenë se AKU nuk kishte dhënë urdhër të prerë që mishi të mos dalë në treg derisa të dalë përgjigja, mishi i kontaminuar ishte tregtuar në 154 bizneset të cilat pas 28 marsit u njoftuan se duhet të kthenin produktin, por një pjesë e madhe u konsumua.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë ende nuk ka përgjigje për 3 mostrat e tjera të marra nga e njëjta ngarkesë tek lotët e tjera nëse ka prezencë të salmonelës apo jo.
Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë
Komente

AKU ka nam të keq. Zgjidhni drejtorin Jo me mik po me konkurs, me kritere, të kualifikuar, serioz dhe eksperience pune.
PërgjigjuKeshtu ka ndodhur,po ndodh, e do te ndodhe sa kohe qe drejtues te institucioneve me natyre shkencore vendosen juriste e sociologe si keta qe vine me buje e ikin si qener te rrahur nga idiotesite e pa mateshme qe bejne duke kryer detyra per çeshtje qe as mundet edhe ne endra ti kene pare. E kjo ndodh kur me qindra specialiste te fushave perkatese rine te papune rrugeve te ketij vendi. Turp e krim i kryer me dashje nga ata qe i emerojne keta dallkauke ne krye te ketyre institucioneve nga varet jeta dhe shendeti i gjithe popullit.
Përgjigju