Julian Reichelt

Bota

Shkarkohet drejtori i BILD, akuzohet për ngacmim seksual ndaj punonjeseve! Skandali zbulohet nga New York Times: Kush fle me drejtorin promovohet

19 Tetor 2021, 11:20| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:49

  • Share

Drejtori i tabloidit gjerman BILD, Julian Reichelt, 41 vjeç, është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për ngacmime seksuale me punonjësit në këmbim të promovimit të tyre apo për t'u rritur rrogën. Ky skandal u zbulua nga hetimet e New York Times që kishin nisur që pranverën e 2021.

New York Times e nis hetimin e saj me titullin "Kështu funksionon në Bild , ai që fle me drejtorin promovohet," dhe në të raporton të dhëna të shumta që zbulojnë abuzimet e Reichelt me punonjëset e tij në këmbim të një posti më të lartë. New York Times, mes të tjerash, raporton dëshminë e një praktikuesi, i cili dëshmoi në një hetim të brendshëm të kryer në Mars dhe tha se në vitin 2018 Reichelt e kishte çuar atë në një hotel pranë selisë së 'Axel Springer', ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Shkarkimi i tij u bë nga  Mathias Dopfner, kreu i "Axel Springer" shtëpisë botuese më të madhe në Europë që përfshin dhe BILD. Dopfner e mbrojti atë për muaj më radhë, por pas hetimit të New York Times ai  shkarkoi gazetarin "për mos ndarje të sferës private dhe asaj profesionale dhe se gënjeu menaxherët e grupit". Dopfner shpjegoi se nuk ishte në dijeni të detajeve të zbuluara dhe e ka shkarkuar atë.

"Ne nuk do të tolerojmë asnjë sjellje që nuk respekton standardet tona etike dhe kulturën tonë gjithëpërfshirëse dhe të hapur," tha Dopfner.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?