Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Ademi - trupës gjykuese: Mbajeni mend po nuk ju futa në burg

9 Prill 2019, 09:32| Përditesimi: 9 Prill 2019, 12:13

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës,. Edison Ademit.

Trupa gjykuese e përbëre nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Fierdes Shuli pas dëgjimit të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës në seancën e 5 prillit, mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke u bazuar në hetimin për kriterin e pasurisë dhe aftësive profesionale.

Në përfundim të seancës, prokuroria ka bërë replika me trupi gjykues, duke u shprehur: "Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend". Kështu u shpreh drejtuesi i prokurorisë, duke ju drejtuar trupës gjykuese, por pa deklaruar ndonjë emër të përveçëm.

Më herët, në seancën dëgjimore, KPK, zbuloi se prokurori ka shkelur etikën dhe është shoqëruar me persona që kanë qenë në hetim për armëmbajtje pa leje dhe trafik të drogës.

Sipas rezultateve të vettingut, Edison Ademi kishte folur në telefon me E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge. Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për t'i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Në seancën e 5 prillit, Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK por kjo kërkesë u refuzua.  Në një reagim të tij publik ditën e djeshme, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi, tha se gjetjet e anëtarëve të KPK, bazohen mbi trillime dhe sajesa dashakeqase.

Shkarkohet edhe kreu i Apelit për Krimet e Rënda, Femi Petku

Po sot, rrjeta e vettingut ka shkarkuar nga detyra edhe kreun e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Femi Petku.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, kreu i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa.

Sipas verifikimeve të kryera, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë dollarë me firmën piramidale Vefa.

Vete gjyqtari  argumentoi se familja e tij kishte punuar në miniera dhe kishin të ardhura të larta që i kishin shërbyer si burim për krijimin e pasurive pas viteve 1990.

Petku është pjesë e gjyqtarëve që po shqyrtojnë dosjen Shullazi, ndërsa për 4 vite ka drejtuar Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda ku ka qenë edhe pjese e shqyrtimit të disa dosjeve te rëndësishme.  

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 09/04/2019 16:28

    Majmun

    Përgjigju
    • Zajo: 10/04/2019 20:14

      Ah te marte e mira vetem se majmun me madh se ty nuk ka . Ti se njeh veten po te gjithe te njohen ty .Dhe mos thuaj qe nuk je se vetem majmuni mund te kete nje tru aq te pazhvilluar sa ty . Pi me pak o lumadh .

  • Lulushi: 09/04/2019 15:51

    Nuk po shoh drejtesi tek drejtuesit e vetingut njeri i nenes tjetri i njerkes.pse nuk u shkarkua nji far Vat Staka qe ka bo shum pisdhiçe ne shkoder dhe e kalon me pa te drejte ky eshte nje turp per ju gjygjtareve te vetingut ku jane ato monitorues te europes apo ishin ne gjum kur ky pleher ishte para komisionit.

    Përgjigju
    • ku jeton ti: 09/04/2019 19:58

      vata e kaloj vetingun or taj

  • xreport: 09/04/2019 13:39

    do futesh ti ne burg .... hajdut

    Përgjigju
  • Berti: 09/04/2019 12:28

    Yyyyyyy me iku truri, po ti sme njeh mua o rrot .....mbaje mend ca kam per tju bere hahahahaha prokuroret e Saliut njeloij si Elmazi i Gramshit hahaha KPK duhet ta kallezoje penalisht per kercenim per shkak te detyres kete mik te trafikanteve te droges dhe te koruptuar. Ndersa Fehmi Petku duhej shkarkuar pa veting fare se eshte nga themeluesit e korupsionit ne gjyqesor gjate ketyre 30 viteve. KPK ka bere gabim qe nuk ja ka hapur te gjithe dosjen qe te mos kujtoje Fehmiu se eshte harruar nxjerrja nga burgu e nje invividi per aksident me makine me pasoje vdekjen. Rryshfeti qe mori ate kohe ishin vizitat e shpeshta tek ish drejtoresha e fshatit SOS. Sa pislleqe kane nen kemishe keta, mjafton tu bihesh me shkop si dysheku dhe nuk mbaron pluhuri.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 10/04/2019 08:47

      Prokurori i saliut?????? O berti po e njeh ti ademin o plehre qe komenton ketu. Bashke me keta plehrat qe e shajne se kush eshte Edison Ademi si ne vlore dhe ne sarande dhe pastaj fol. Te rralle njerez si ky do te punejne ne drejtesi ne sistemin e degjeneruar te rames dhe saliut bashke. Ti moj je ndonje nga ata plehrat qe kane dashur ta korruptojne por nuk kan arritur dote. E la kpk me koke ulur si qente kur ju kundervu akuzave me fakte,ligj dhe prova po keto nuk i shikoni ne media ju.Pyesni per kete person para se te komentoni pislleqe. Do ta degjoni fundin e kesaj historie se ne fund i paguan populli i shkrete demeshperblimet jo qeveritaret e korruptuar

    • Bekim Petku: 09/04/2019 23:29

      Po ku e njef Fehmi Petkun ti o berti

  • Vlora: 09/04/2019 11:57

    Me ne fund nje i guximshem qe denoncon kete palo vetting

    Përgjigju
    • Ledi: 10/04/2019 01:28

      O Raku, mos po shan mamin tat te Vettingu ?

    • Raku: 09/04/2019 13:37

      Po shko mor bajge.Ke po mbron mamin gjykatese apo babin prokuror.Beni mire te keni frike.Po ju vjen dita!

  • Vlora: 09/04/2019 11:56

    Bravo per guximin per te ndeshkuar padrejtesine

    Përgjigju
    • Vlora: 09/04/2019 14:14

      Po raku robshtraku, po kur te marrin parate denshperblim keta, kush do ti paguaje, kpk apo mami jot?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?