Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ish anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.
Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.
Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.
Nje me pak.... ohhhhhhhh sa mir me vjen,sa shume do kenaqem kur tju merret pasuria.
PërgjigjuTa kishin shkarkuar me kohe me pare.keta lloj ndyresirash
Ky o Titi eshte viktime, se gjithe gjithe ka vetem nje shtepi e nje makine te 2000 duke qene ne moshe 60 vjec e me nje vjetersi 40 vjecare ne pune. Turp pasi ka qene njeri me integritet e jo gjobvenes. Thjesht e hoqen “ne zbatim” te urdherit, dhe nga kush??? Shifni njehere jeten luksoze te ketyre komisionwreve dhe shpenzimet qe bejne familjaret e tyre dhe do shifni se nga burojne keto te mira materiale te ketyre komisionereve.
KPK kreu me sukses detyren e radhes si druvare beside te parties qe I emeroi per te shkateruar gjyqesorin nga themeli duke I futur ne nje thes te gjithe gjyqtare e prokurore. Turn! Po cfare mind te present nga ca skizofrene si Genta me Çiften apo Suela Zhegun qe sot duhet te ishte ne burg per mashtrime e vjedhje ne bashkepunim me burrin e say Idi Zhegu qe I granites pasurine vellait te vdekur pa asnje akt?!
PërgjigjuCfar jan keto shkarkime turp ! Te arrestohet dhe ta rrajn tre her ne dit maskarain ..shkarkimin e ka si pushime verore ai..!banditi
PërgjigjuLajm i mire.
Përgjigju