Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin. Mësohet se ky vendim është marrë pas akuzave nga punonjësit për dhunë fizike ndaj tyre.
Ky vendin i ministres Meliza Haradinaj-Stublla vjen si konfirmim i dekretit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentis të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton rrethanat e emërimit të Halim Krasniqit në postin e Konsullit të Përgjithshëm në gusht të vitit 2016 janë ende të paqarta, në një kohë kur në Tiranë nuk ka pasur Konsullatë të Përgjithshme.
Kështu Halim Krasniqi largohet përfundimisht nga diplomacia dhe nga tagri i Konsullit të Përgjithshëm.